Serbia nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve francezë “Rafale”
2024-08-31 12:43:57

Foto nga VCG

Serbia nënshkroi me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francezë “Rafale”, në nisje të vizitës dyditore të presidentit francez, Emmanuel Macron, në Beograd.

Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh, sipas zyrtarëve francezë, është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Europian, bën të ditur “RTSH”.

Në fokus të vizitës së tij në Serbi ishin një gamë çështjesh, nga energjia te inteligjenca artificiale.

Bashkimi Europian mbetet investuesi më i madh në Serbi dhe qindra mijëra serbë punojnë në kompanitë perëndimore. (Elona)