Foto nga VCG
Kina dhe Afrika kanë qenë gjithmonë një bashkësi me fate të përbashkta, theksoi Presidenti i Kinës Xi Jinping të martën, në një përgjigje për studiuesit nga 50 vende afrikane.
Në letër, Xi vuri në dukje se përballë një situate botërore të paqëndrueshme dhe të ndërthurur, Kina dhe Afrika duhet të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin më shumë se kurrë më parë.
Xi inkurajoi studiuesit që të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje intelektuale për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë në nivelin e lartë dhe për mbrojtjen e interesave të përbashkëta të Jugut Global.
Xi vuri në dukje se jo shumë kohë më parë, Plenumi i Tretë i Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së u mbajt me sukses, duke dhënë një thirrje të qartë të kohës, për të hapur perspektiva të gjera për modernizimin kinez, përmes reformave të thelluara të mëtejshme.
Zhvillimi dhe rritja e vazhdueshme e Kinës, e cila ndjek zhvillimin paqësor dhe është e përkushtuar për reforma dhe hapje, me siguri do të forcojë më tej forcat për paqen botërore dhe drejtësinë ndërkombëtare, si dhe do të injektojë një shtysë të pashtershme në procesin e modernizimit global, veçanërisht në zhvillimin dhe rigjallërimin e vendeve të Jugut Global, tha Xi.
Samiti i ardhshëm i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) do të mbledhë përsëri liderët kinezë dhe afrikanë për të diskutuar bashkëpunimin Kinë-Afrikë, i cili do të hapë perspektiva edhe më të shkëlqyera për marrëdhëniet Kinë-Afrikë, tha Xi.
Ai shprehu shpresën e tij se bazuar në Konsensusin Dar es Salaam midis Kinës dhe Afrikës, të dyja palët do të rrisin kërkimin dhe eksplorimin në rrugën e zhvillimit të vendeve të Jugut Global, bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe Jug-Jug.
Gert Grobler, një ish-diplomat veteran i Afrikës së Jugut dhe profesor nderi i Institutit të Studimeve Afrikane në Universitetin Normal Zhejiang, si edhe 63 studiues nga 50 vende afrikane i dërguan një letër të përbashkët Xi-t, për ta uruar ngrohtësisht për Plenumin e Tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së, duke vlerësuar lart arritjet historike të FOCAC dhe duke pritur që Samiti i ardhshëm i FOCAC të shkruajë një kapitull të ri në ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkta Kinë-Afrikë dhe modernizimin e përbashkët të vendeve të Jugut Global. (Çang Çuo)