Ministrja Denaj: Rishikimi i buxhetit parashikon më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët
2024-08-30 11:29:56
Ferme (Foto Atsh)
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja, deklaroi se Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet buxhetore për më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët për rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve “Made in Albania”, shkruan “ATSH”.
Ministrja Denaj theksoi se ndryshimet sigurojnë më shumë mbështetje në sektorin e bujqësisë, infrastrukturës bujqësore, blegtorisë dhe akuakulturës.
“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuara për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin bujqësor për vizionin “Bujqësia 2030”, si dhe shtrirjen e produkteve “Made in Albania” në më shumë se 80 tregje elitare ndërkombëtare”,- deklaroi ministrja Denaj. (Irma)
Lajmet Kryesore