Duhani (Foto Panorama)
Qeveria britanike po merr masa të ashpra kundër përdorimit të duhanit edhe në ambientet e hapura.
Sipas planit britanik, duhani do të ndalohen në restorantet në natyrë, parqet e vogla dhe madje edhe në trotuaret jashtë klubeve të natës. Po ashtu ndezja e cigares do të ndalohet edhe në terrenet sportive.
“Jemi të vendosur të mbrojmë fëmijët dhe joduhanpirësit nga dëmet e pirjes së duhanit. Po shqyrtojmë një sërë masash për ta bërë më në fund Britaninë pa duhan”,- deklaroi një zyrtar i qeverisë britanike, shkruan “Panorama”.
Mediet vendase citojnë burimin qeveritar të ketë thënë se pirja e duhanit merr rreth 80.000 jetë në vit, ushtron presion të madh te Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe u kushton taksapaguesve miliarda paundë. (Irma)