Rakete (Foto Rtsh)
Ukraina ka testuar me sukses raketën e saj balistike të prodhimit vendas, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një forum në Kiev, shkruan “RTSH”.
Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, deklaroi gjatë kësaj jave se Ukraina kishte zhvilluar armë me rreze të gjatë veprimi në vend, pasi Rusia lëshoi një breshëri masive të dronëve dhe raketave.
Në fundjavë, presidenti Zelensky prezantoi një tjetër armë të prodhimit ukrainas, dronin luftarak me shpejtësi të lartë “Palyanytsya”.
“Avionët luftarakë F-16 të furnizuar nga Perëndimi u përdorën në mbrojtje kundër sulmeve të rënda ruse këtë javë”,- tha presidenti Zelensky.
Ai gjithashtu u bëri thirrje aleatëve që të heqin kufizimet e përdorimit për armët që furnizojnë Ukrainën, të tilla si raketat me rreze të gjatë, që mund të godasin objektivat brenda territorit rus. (Irma)