Tajfuni godet Japoninë, miliona banorëve iu kërkua evakuimi
2024-08-30 11:21:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pothuajse 4 milionë njerëzve në Japoninë jugore iu kërkua evakuimi, për shkak të tajfunit “Shanshan”, i cili la mijëra banorë pa energji. Ai goditi ishullin Kyushu me erëra të forta, shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi të rrezikshme, shkruan “Panorama”.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim të rrallë emergjence për stuhinë që lëviz ngadalë, duke bërë të ditur se pritej të sillte përmbytje të dëmshme dhe rrëshqitje të dheut në pjesën më të madhe të Kyushu, ishullit kryesor më jugor të vendit, me reshje rekord të pritura.

Qindra fluturime janë anuluar, shërbimet e trenave janë pezulluar dhe kompanitë e mëdha, si prodhuesi i automjeteve “Toyota”, kanë mbyllur fabrikat.

Të paktën një person rezulton i zhdukur dhe dhjetëra njerëz janë plagosur në të gjithë ishullin deri mëngjesin e të enjtes, sipas autoriteteve lokale.  (Irma)