Spiropali-Kadare (Foto Atsh)
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti në takime të veçanta Vasilika Hysin, përfaqësuese e Shqipërisë në misionin e OKB-së në Gjenevë, dhe Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, kryeparlamentarja Spiropali u shpreh se në fokus është përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB.
“Me përfaqësuesit tanë diplomatikë në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin e bashkëveprimin. E nderuar të shkëmbeja mendime me Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit në misionin e OKB-së në Gjenevë, dhe me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO. Fokusi ynë është përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB-së, fuqizimi i rolit të Shqipërisë në këto struktura dhe rritja e bashkëpunimit me agjencitë e Kombeve të Bashkuara”,- theksoi Spiropali. (Irma)