Fjala kyçe: 改革---[gǎi gé]---reformë
Pamja e qytetit Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore / foto nga CFP
Presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi të enjten që të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar zbatimin e detyrave të reformës së vendit.
Xi i tha këto ndërsa drejtoi mbledhjen e gjashtë të Komisionit Qendror për Thellimin Gjithëpërfshirës të Reformës, të kryesuar prej tij.
Duke vënë në dukje se thellimi i mëtejshëm i gjithanshëm i reformës ka një bazë të fortë e kushte të favorshme, Xi kërkoi të shfrytëzohen si duhet arritjet dhe përvoja ekzistuese e reformës.
Në mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan një plan për departamentet qendrore të Partisë e shtetit për të zbatuar masat kryesore të reformës të përcaktuara në një rezolutë kyçe të miratuar muajin e kaluar në plenumin e tretë të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), si edhe një udhëzues mbi përmirësimin e zonave pilot të tregtisë së lirë.
Në rezolutë u paraqitën më shumë se 300 masa reforme që përfshijnë sektorë të tillë si ekonomia, kultura e ekologjia, teksa Partia synon të thellojë më tej reformën në mënyrë gjithëpërfshirëse për të çuar përpara modernizimin e stilit kinez.
Takimi i së enjtes nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së udhëheqjes së centralizuar e të unifikuar të Komitetit Qendror të PKK-së mbi reformën dhe garantimin e rendit, ritmit dhe kohës së duhur të reformave.
Duhen bërë përpjekje për të përshpejtuar zbatimin e masave të spikatura të reformës, për të forcuar qëndrueshmërinë e orientimit të politikës së reformës dhe për të vlerësuar aktivisht ndikimin e reformës në zhvillimin ekonomik e shoqëror.
Në mbledhje u theksua edhe zgjerimi i hulumtimit dhe kërkimit mbi detyrat e mëdha të reformës, hartimi i planeve të zbatimit dhe forcimi i kontrollit, inspektimit e vlerësimit të punës lidhur me reformën.
Duke theksuar risitë institucionale me rëndësinë e gurit kilometrik në 22 zonat pilot të tregtisë së lirë të vendit të zbatuara qysh prej Kongresit të 18-të Kombëtar i PKK-së, të mbajtur në vitin 2012, mbledhja shprehu vendosmërinë për hapjen me standarde të larta dhe për vijimin edhe më tej të fokusimit te risitë institucionale.
Në mbledhje u inkurajua zbatimi i reformave pilot dhe kryerja e eksplorimeve novatore dhe të integruara në këtë drejtim, si edhe u theksua rregullimi i hollësisëm i mekanizmit të politikave, për të lehtësuar tregtinë, investimet, fluksin e kapitalit, transportin e udhëtimet, si edhe qarkullimin e sigurt dhe të rregullt të të dhënave.
Mbledhja nxiti përpjekjet për të garantuar paralelisht zhvillimin e sigurinë dhe për të përmirësuar aftësitë e parandalimit e të kontrollit të rrezikut. (Wang Lei/ Artan)