Bregu Perëndimor i Lumit Jordan, që pësoi sulmin ushtarak me përmasën më të madhe të Izraelit, më 30 gusht 2024 / foto nga CFP
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për sanksione të reja ndaj kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor, për shkak të dhunës ndaj palestinezëve dhe i bënë thirrje Izraelit të bëjë më shumë përpjekje që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë, shkruan “Panorama”.
Sanksionet u bënë publike në të njëjtën dikur kur Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, ku u vranë të paktën nëntë luftëtarë palestinezë.
“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton dhembje të madhe njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon mundësitë e paqes dhe stabilitetit në rajon. Qeveria e Izraelit duhet të mbajë përgjegjës çdo individë apo entitet që është përgjegjës për dhunën ndaj civilëve në Bregun Perëndimor”,- deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.
Bregu Perëndimor i Lumit Jordan, që pësoi sulmin ushtarak me përmasën më të madhe të Izraelit, më 30 gusht 2024 / foto nga CFP
Vullnetarët nga ky grup më herët gjatë këtij viti detyruan 250 palestinezë, banorë të një fshati në Bregun Perëndimor, që të largohen me forcë nga pronat e tyre, sipas DASH-it.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka mbështetjen e politikanëve të ekstremit të djathtë që kërkojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja, e dënoi këtë vendim të SHBA-së.
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
SHBA-ja po ashtu ka sanksionuar Yitzhak Levi Filant, i cili akuzohet se ka udhëhequr kolonët e armatosur për të bllokuar rrugët dhe për të vendosur pika patrulluese me qëllim që të sulmohen palestinezët. (Irma)
Bregu Perëndimor i Lumit Jordan, që pësoi sulmin ushtarak me përmasën më të madhe të Izraelit, më 30 gusht 2024 / foto nga CFP