Viruse (Foto Atsh)
Teknika e inteligjencës artificiale që qëndron në themel të njohjes së fytyrës është përdorur për të ndihmuar në njohjen e tumoreve dhe viruseve duke zbuluar shenjat e tyre në bërthamën e qelizave.
Kjo teknikë quhet AINU, një model i ri i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga grupi kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Davide Carnevali i Qendrës për Rregullimin Gjenomik të Barcelonës, shkruan “ATSH”.
Rezultati është publikuar në revistën “Nature Machine Intelligence” dhe do të jetë në gjendje të ndihmojë shumë shpejt në diagnostikimin e sëmundjeve dhe infeksioneve, por kërkon përdorimin e mikroskopëve shumë të fuqishëm.
Analiza e imazheve me inteligjencë artificiale ka bërë përparim të jashtëzakonshëm vitet e fundit dhe të njëjtat teknika të përdorura për njohjen e fytyrës ose makinat vetëdrejtuese tani mund të ndihmojnë në njohjen e hershme të disa patologjive.
Instrumenti AINU, akronimi i “Nucleus AI”, skanon imazhe me rezolucion të lartë të bërthamës së qelizës të marra me një teknikë inovative mikroskopike të quajtur “Storm”.
Foto me detaje prej vetëm 20 nanometrash, 5000 herë më të vogla se trashësia e një fije floku, lejojnë njohjen e anomalive në strukturën tredimensionale të ADN-së, edhe disa orë pas hyrjes së një virusi.
Sistemi lejon që vetëm disa qeliza të analizohen në të njëjtën kohë.
Transformimet do të kërkojnë kohë, shpjegojnë autorët, por teknika në vend të kësaj mund të përdoret lehtësisht nga qendrat kërkimore që punojnë me qelizat staminale, pasi metoda tashmë i lejon ato të njihen në inde lehtë dhe shpejt. (Irma)