Foto nga CFP
Ushtria izraelite njoftoi se kishte shpëtuar një 52-vjeçar që mbahej peng nga Hamasi që nga 7 tetori pas një operacioni kompleks në Gazën jugore.
Kaid Farhan Al-Qadi, një shtetas izraelit beduin nga Rahati në jug të Izraelit, u shpëtua në një tunel në Gazën jugore nga forcat izraelite, bën të ditur “RTSH”.
“Ai është në gjendje të qëndrueshme he është transferuar për kontrolle mjekësore në një spital”,- bënë të ditur përmes një deklarate Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli me Al-Qadi dhe lavdëroi IDF-në, sipas një deklarate nga zyra e tij.
“Ne po punojmë pa pushim për të kthyer të gjithë pengjet. Po e bëjmë këtë në dy mënyra: negociatat dhe operacionet e shpëtimit. Të dyja së bashku kërkojnë praninë tonë ushtarake në terren dhe presion të vazhdueshëm ushtarak”,- ka theksuar Netanjahu. (Elona)