Foto nga CFP
Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Geng Shuang i kërkoi Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë dhe forcave të huaja t'i japin fund pranisë së tyre të paligjshme ushtarake në Siri.
Në fjalën e vet në një seancë informimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë, Geng Shuang theksoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.
Ai u bëri thirrje palëve të përfshira të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të bëjnë përpjekje konkrete për të ruajtur qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit, duke përfshirë Sirinë.
Ambasadori u bëri thirrje po ashtu fuqive të mëdha jashtë rajonit të luajnë rol konstruktiv në çtensionimin e gjendjes në rajon.
Geng vuri në dukje se Kina mbështet përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë Geir Pedersen për të vazhduar të punojë me të gjitha palët në përputhje me parimin "nga sirianët e për sirianët" dhe mirëpret bashkëpunimin e mekanizmave ekzistues të dialogut, të cilët, bazuar në komunikimin e konsultimet me qeverinë siriane, do të nxitin një zgjidhje politike.