Foto nga Xinhua
Më 29 gusht pasdite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim në Pekin me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Xi vuri në dukje se në situatën aktuale ndërkombëtare problematike dhe plot ndryshime, palët duhet të qëndrojnë të bashkuara dhe të koordinohen sëbashku, jo të ndahen ose t'i kundërvihen njëra tjetrës. Popujt kanë dëshirë për hapje dhe përparim, jo për mbyllje apo kthim prapa. Kina dhe SHBA janë dy fuqi të mëdha. Ato duhet të përgjigjen për historinë, popujt dhe botën. Duhet të bëhen burim për paqen botërore dhe motor për zhvillimin e përbashkët.
Edhe pse Kina dhe SHBA kanë patur ndryshime të mëdha në situatat e tyre dhe në marrëdhëniet dypalëshe, objektivi i Kinës për zhvillim të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA nuk ka ndryshuar. Parimi për trajtimin e marrëdhënieve dypalëshe sipas respektit të ndërsjellë, bashkekzistencës paqësore, bashkëpunimin dhe fitimet e përbashkëta nuk ka ndryshuar. Qëndrimi për ruajtjen e vendosur të sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit nuk ka ndryshuar. Përpjekjet e Kinës për vazhdimësinë e miqësisë tradicionale mes dy popujve nuk kanë ndryshuar.
Shpresoj që pala amerikane të ecë në të njëjtën drejtim me Kinën, të shikojë Kinën dhe zhvillimin e saj me një qëndrim racional dhe pozitiv, ta shohë zhvillimin e njëra-tjetrës si një mundësi, jo si sfidë dhe së bashku me Kinën të gjejë rrugën e drejtë për trajtim të ndërsjellë mes dy fuqive të mëdha. (Jiang Lei)