Stepja e grave në biznes, sipas sipërmarëses Etleva Laro
2024-08-29 15:19:56

Etleva Laro, sipërmarrësja e kompanisë “Prodyn” njihet për vizionin dhe kontributet pioniere në prodhimin e këpucëve. Vit pas viti, nga fillimet e deri më tani, kompaniai afrohet përsosmërisë në ofrimin e shërbimit dhe Znj Laro I ka të qarta objektivat e saj. Në një intervistë për Revistën Monitor, ajo ilustron qëndrueshmërinë, planet strategjike dhe kërkimin e vazhdueshëm të përsosmërisë. Teksa drejton një nga industritë më të mëdha punësuese në vend, atë të prodhimit të këpucëve numri i punëtorëve i afrohet 700.

“Efa solutions ishte kompania e parë  dhe pas rreth 1 viti punë filluam të kuptonim që shpesh për të mbajtur rezultate, për të siguruar biznesin, do na duhej të kishim një terren ku të operonim dhe të garantonim cilësinë e shërbimeve dhe të produktit që ofrojmë tek klientët tanë. Menduam që mënyra më e mirë për ta bërë këtë ishte të hapnim fabrikën tonë. Pas kompanisë së parë në tetor të 2016 bashkë me motrën time vendosëm të hapim fabrikën Prodyn, që do të thotë “progres dynamic”, dhe mendojmë se i shkon filozofisë së biznesit që ne donim të ndërtonim. Kjo është arsyeja që Prodyn u ndërtua në më pak se dy vite, ne arritëm në 100 punonjës ndërsa sot jemi tek mbi 650 punonjës dhe fatmirësisht po provojmë të rritemi pak nga pak, duke synuar të tejkalojmë numrin 700 brenda muajit korrik.”

Eva-Laro (Revista Monitor)jpg

Eva-Laro (Revista Monitor)jpg

Për femrat shpesh nuk është e lehtë të bësh biznes. Por kjo nuk ka ndodhur me Etlevën.

“Për të qenë e sinqertë unë nuk e kam ndjerë të qenurit femër në këtë rrugëtim. Nuk e di a është rastësore apo vërtetë ndodh kështu në shumicën e rasteve, por për mua nuk ka qenë një pengesë. Përkundrazi shpesh e konsideroj dhe avantazh të qenit femër jo vetëm në Shqipëri, por kryesisht në biznes. Me pak fjalë nuk mund të them që ka qenë e vështirë për mua si femër.”-shprehet Laro.

Sipërmarrësja flet për një balancë të mirë mes punës dhe jetës.

“Industria jonë është një industri shumë dinamike, është një industri që ka shumë gjëra të paparashikuara dhe kjo i jep një kompleksitet i cili sigurisht nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Vitet e para nuk kanë qenë të lehtë. Unë kujtoj 2 apo 3 vitet e para, që  kam patur një ndikim të madh në balancën mes jetës dhe punës, por tashmë me krenari them që e kam tejkaluar këtë gjë dhe jam në një balancë të mirë mes jetës dhe punës. Ka mënyra të tjera të ndalësh mendjen pas punës, por mund të them që me krenari që ia kam dalë për të krijuar këtë lloj balance.”

Të qenurit femër si drejtuese e ka bërë më të ndjeshme ndaj femrave të tjera , pjesë të, kompanisë.

kompani (facebook prodyn) jpg

kompani (facebook prodyn) jpg

“Kjo përqindje e lartë e femrave është dhe tek rolet menaxhuese që qëndron në të njëjtat nivele. Sigurisht i japim një rëndësi të veçantë, duke filluar në mënyrën se si ndihet, që të ndihet e vlerësuar, që të ketë një zë dhe të ndihet e realizuar me vetën e saj. Po flasim për një shtresë popullsie që ndoshta nuk ka pasur mundësi në jetë të shkollohen, të kryejnë një universitet, për ne i japim mundësi duke u dhënë e para kushte pune të mira, ku ato respektohen, por dhe mundësi për tu trajnuar por dhe për të marrë pozicione më të mira, si në pagë, por edhe në pozicion. Ne kemi shumë menaxhere të cilat janë ngritur nga brenda, pra e promovojmë shumë pjesën që kur krijohen role të reja, të parat që shihen janë personat brenda kompanisë, dhe në raste specifike apo të veçante mund të vendosim të bëjmë zgjedhje nga jashtë pra gjithmonë mundohemi të japim këtë mundësi. Duke i dhënë respektin që ndoshta dikujt mund t’i ketë munguar dhe e dyta mundësi për të promovuar veten, për të marrë ekspertiza të reja dhe për të fituar të ardhura sigurisht.”-tha Laro.

Shpesh gratë stepen për të ndërmarrë nisma në biznes dhe një nga arsyet është frika e riskut dhe mungesa e aksesit në kapital.

PRODYN (facebook) jpg

PRODYN (facebook) jpg

“E para mendoj që ndoshta lidhet dhe me të qenurit femër, ne si natyra jemi pak më të matura, edhe kur vjen puna për analizën e riskut mendoj që jemi pak më të përmbajtura kur ndërmarrim vendime dhe mundësisht mundohemi ta eliminojmë atë që lidhet me rreziqe më të larta. Në fakt unë nuk jam shumë e tillë, por jam më riskuese, në tërësi riskoj, në projekte edhe më sfiduese, por mendoj që kjo është që i bën femrat më pak të guximshme. Mendoj që një pikë tjetër e rëndësishme është dhe mungesa e aksesit në kapital. Kjo mendoj që nuk vlen vetëm për femrat, vlen kryesisht për të rinjtë, pra persona në një moshë më të re dhe mungesa e eksesit në kapital është një pikë që i pengon bizneset, kryesisht i pengon të rriten, por nganjëherë dhe start up kanë nevojë për mbështetjet e para. Nuk mendoj dhe nuk e shoh si të pamundur edhe në këtë realitet shqiptar që ne jetojmë dhe madje do të doja t’i inkurajoja personat që kanë ide, kanë ambicie, çdo gjë mund të realizohet me shumë punë sigurisht dhe me një vizion të qartë në atë që do të bësh, pa bërë kompromise në cilësinë e asaj që do të bësh.”

Viti 2023 parashtroi sfida të rëndësishme për sektorin e prodhimit në nivel global, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Faktorë të tillë si zhvlerësimi i Euros, rritja e kostove të prodhimit dhe ulja e kërkesës ishin pengesa të mëdha.Pavarësisht këtyre vështirësive, “Prodyn” arriti të sigurojë klientë të rinj.