Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky (Foto ATSH)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se bisedimet e paqes me homologun e tij rus, Vladimir Putin, do të ishin boshe dhe të pakuptimta, shkruan “ATSH”.
“Bota po pret që Ukraina të paraqesë një plan kompromisi se si t’i jepet fund nesër konfliktit. Nuk është se nuk ka kompromise me Putinin, por me të dialogu i sotëm është bosh, i pakuptimtë, sepse ai nuk dëshiron ta përfundojë konflikti në mënyrë diplomatike”,- argumentoi Zelensky.
Sipas tij, Putin mund të jetë i gatshëm të angazhohet në negociata diplomatike, por parakushti i tij është që Ukraina të njohë kapjen nga Rusia të 30% të territorit të vendit.
Presidenti i Ukrainës tha se avancimi i forcave të tij në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë i kishte heshtur kritikët e Ukrainës. (Elona)