Foto nga CFP
Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC) dorëzoi të mërkurën në Shangai aeroplanin e madh të udhëtarëve të prodhuar në Kinë, "C919", për dy kompani të mëdha ajrore vendase, "Air China" dhe "China Southern Airlines".
Këta janë përkatësisht aeroplani i tetë dhe i nëntë që COMAC u ka dorëzuar kompanive ajrore kineze pasi "C919" u certifikua nga Administrata e Aviacionit Civil e Kinës më 2022. Më parë, shtatë avionë i ishin dorëzuar operatorit të parë në botë të këtij tipi, "China Eastern Airlines", dhe fluturimi e parë komercial i tij u krye më 28 maj 2023, nga Shangai për në Pekin.
"Air China" njoftoi se ka porositur 100 aeroplanë "C919" të dorëzohen në periudhën e viteve 2024-2031. Ndërkohë, po 100 "C919" janë porositur edhe nga "China Southern Airlines". Ndërsa porositë globale për "C919" e kanë kaluar numrin 1 000.