foto nga CFP
Deri në qershorin e sivjetshëm, në Kinë kishte afro 1.1 miliardë përdorues interneti, 7.42 milionë më shumë në krahasim me dhjetorin e vjetshëm, dhe mbulimi me internet përfshin 78 për qind të popullsisë, bëhet e ditur në Raportin e 54-t Statistikor të Gjendjes së Zhvillimit të Internetit në Kinë, të publikuar të enjten nga Qendra e Informacionit të Internetit e Kinës (CNNIC).
Sipas raportit, fëmijët dhe të rinjtë e grupmoshës 10-19 vjeç dhe të moshuarit përbëjnë pjesën kryesore të përdoruesve të rinj të internetit.
Videoja e shkurtër është aplikacioni kryesor që ka tërhequr përdoruesit e rinj të internetit.
Nga raporti del se, me zbatimin e mëtejshëm të masave për lehtësimin e pagesës me celular, të moshuarit dhe të huajt në Kinë kanë gëzuar shërbime gjithnjë e më të përmirësuara në këtë drejtim. Deri në qershor, 75.4 për qind e përdoruesve të internetit mbi 60 vjeç përdornin pagesën nëpërmjet internetit. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, mbi 5 milionë persona që erdhën në Kinë përdorën pagesën me celular, duke u katërfishuar në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vjetshëm. Ndërkohë, numri i transaksioneve i kaloi 90 milionët dhe vlera e përjgithshme e tyre arriti mbi 14 miliardë juanë, duke shënuar të dyja një rritje prej shtatë herësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. (Wang Lei/ Artan)