Tuneli “Mont Blanc” mes Francës dhe Italisë mbyllet për 15 javë
2024-08-29 17:13:46

Tuneli (Foto Durres lajm)

Tuneli i autostradës “Mont Blanc” midis Francës dhe Italisë veriore do të mbyllet për 15 javë, nga muaji i ardhshëm, për shkak të punimeve.

Operatori i tunelit bëri të ditur se tuneli do të jetë i pakalueshëm deri më 16 dhjetor, shkruan “ATSH”.

Më shumë se 60 vjet pas përfundimit të tunelit, ai është i mbyllur për punime rinovuese strukturore në dy seksione 300 metra të gjatë.

Trafiku i automjeteve do të duhet të përdorë rrugë alternative gjatë punimeve të rinovimit. (Elona)