Ministrja Koçiu: Urgjenca Mjekësore ka pritur 124.694 thirrje gjatë këtij sezoni turistik
2024-08-29 16:37:16

Urgjenca  (Foto RTSH)

Urgjenca  (Foto RTSH)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se Njësia e Koordinimit e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore ka pritur 124.694 thirrje në numrin 127 gjatë këtij sezoni turistik, ose 17.350 thirrje më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, citon “RTSH”.

Sipas mjekëve, të moshuarit kanë shfaqur më shumë probleme shëndetësore, shumica gjendje dobësie.

Po ashtu, drejt urgjencave spitalore janë paraqitur edhe te sëmurët kronikë me probleme kardiake, diabet apo hipertension.

Bluzat e bardha apelojnë për kujdes dhe të shmanget dalja në orët e pikut. (Elona)