Foto Atsh
Qeveria shqiptare parashikon të rrisë përdorimin e biokarburanteve me 1% çdo vit për të arritur në fund të 2030-s nivelin 7%, shkruan “ATSH”.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për prodhimin, transportimin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”.
MIE në relacionin e pr/ligjit shpjegon se synon promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme për sektorin e transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme.
Draftligji “Për prodhimin, transportimin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport” parashikon në 18 nene mënyrën se si do të aplikohet teksa parashikon si vitin e parë të zbatimit vitin 2025.
Qëllimi i ligjit është të krijohen politika te tilla nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundësinë e përdorimit te biomasave me origjine te ndryshme per te garantuar mbrojtjen e mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet, biolëngjet dhe lëndët djegëse nga biomasa, si dhe plotësimin e kërkesave për cilësinë e karburanteve në sektorin e transportit referuar parashikimeve në direktivën 2018/2001KE, të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 11 dhjetor 2018, “Mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e energjive të rinovueshme”, amenduar se fundmi me direktivën.
Për nxitjen e përdorimit të biokarburanteve dhe regjimi fiskal për prodhuesit parashikohen edhe lehtësi. (Irma)