foto nga CFP
Trilleri fantastiko-shkencor i "Hollivudit" "Alien: Romulus" fitoi 530 milionë juanë (74.3 milionë dollarë amerikanë) të ardhura nga shitja e biletave në Kinë gjatë 10 ditëve pas debutimit më 16 gusht paralelisht në Amerikë dhe në Kinë. Kështu, Kina është bërë burimi më i madh i të ardhurave të këtij filmi në mbarë botën, duke kaluar të ardhurat e biletave në Amerikën e Veriut prej 72.6 milionë dollarësh amerikanë.
"Alien: Romulus" është gjithashtu filmi i "Hollivudit" me më shumë shikues në Kinë gjatë pushimeve verore të këtij viti. Parashikohet se të ardhurat e përgjithshme të tij në Kinë do të arrijnë mbi 800 milionë juanë (112 milionë dollarë amerikanë).
Analistët e tregut kinemafografik vunë në dukje se, me ngritjen e cilësisë së filmave kinezë, filmat hollivudianë nuk kanë më popullaritetin e padiskutueshëm të mëparshëm. Megjithatë, ata kanë ende perspektivë të gjerë në tregun kinez, por me parakushtin që të përmbushin "kërkesat" e shikuesve kinezë. (Wang Lei/ Artan)