Kreu i OKB-se per Lindjen e Mesme (Foto Atsh)
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit dhe u bëri thirrje të dy palëve të ndalojnë konfliktet, shkruan “ATSH”.
“Këto veprime vënë në rrezik si popullin libanez ashtu edhe atë izraelit dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”,- deklaroi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Ushtria izraelite duke pretenduar se Hezbollahu ka planifikuar të shënjestrojë Izraelin, njoftoi se ka filluar sulm parandalues ndaj Libanit.
Pas kësaj, Hezbollahu njoftoi fillimin e kundërpërgjigjes ndaj Izraelit kundër vrasjes së kryer më 30 korrik ndaj Fuad Shukur, një prej komandantëve të nivelit të lartë në Bejrut.
Hezbollahu bëri të ditur se në sulmin për kundërpërgjigje shënjestroi pikat e ushtrisë izraelite me 320 raketa si dhe një numër mjetesh ajrore pa pilot.
Ushtria izraelite pretendon se rreth 100 avionë luftarakë morën pjesë në sulmet e kryera në Liban dhe se u goditën 40 nga lëshuesit e raketave të pozicionuara për të goditur qendrën e Izraelit. (Irma)