Ministri Hasani: Ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, energji të re për diplomacinë
2024-08-27 10:51:00
Ministri Hasani (Foto Balkanweb)
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se me organizimin e Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” ringjallet një traditë e dobishme për diplomacinë shqiptare, shkruan “ATSH”.
Ministri Hasani theksoi se Ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm synon t’i japë një energji të re diplomacisë shqiptare.
“Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit ka pasur arritje të panjohura më parë, të cilat kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive”,- tha ministri Hasani.
Kryediplomati shqiptare theksoi se ky ligj do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për shqiptarët që punojnë në organizatat ndërkombëtare, duke njohur meritat, punën dhe kontributin e tyre. (Fatosi)
Lajmet Kryesore