Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përkujtuar 114-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
2024-08-27 14:09:20

Foto nga Paronama

Me anë të një postimi në “Facebook”, cituar nga mediet shqiptare, kryeministri Rama e cilësoi Nënë Terezë një shenjtore që i përket mbarë njerëzimit.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup të Maqedonisë. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi, ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore dhe shkolla.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” në vitin 1962 dhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Në dhjetor 2015, papa Françesku i njohu një mrekulli, duke i hapur rrugën që ajo të shpallej shenjtore nga Kisha Katolike e Romës. (Fatosi)