Raporti i BSH-së: Kredia për investime në turizëm u rrit me 13%
2024-08-27 14:29:36

Foto nga Gazetatema

Kredia për sektorin privat në Shqipëri është rritur me ritme të larta në gjashtëmujorin e parë të vitit, shkruan “ATSH”.

Kjo reflekton një kërkesë të lartë për financim nga sektori privat, kushtet e favorshme të financimit, si dhe gatishmërinë e bankave për të përmbushur këtë kërkesë.

Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë, kredia për sektorin e turizmit u rrit me 13%, ose dyfishi i normës së rritjes të vërejtur në pjesën e dytë të vitit 2023.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ritmet e rritjes së dhënies së kredive prej 10% rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori.

Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat. (Fatosi)