Foto nga Shqiptarja.com
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për ndërmarrjen e nismave që nxisin zhvillimin e mëtejshëm të fshatrave shqiptare, ruatjen e traditave dhe afrimin e vizitorëve të huaj për promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë historike dhe kulturore.
Ndërsa mori pjesë në edicionin e dytë të festivalit historik, kulturor dhe artistik “Vajzë Festë 2024”, në Vlorë, presidenti Begaj tha se Festivali i Vajzës është dëshmi e fuqisë së dashurisë për rrënjët e familjes.
“Nëpërmjet artit dhe kulturës ne mund të rikthejmë gjallërinë në zemrat e komuniteteve tona”,- deklaroi presidenti Begaj, duke theksuar se rijetësimi i fshatrave përmes artit dhe kulturës është një akt i përkushtimit dhe dashurisë për vendlindjen. (Fatosi)