Sulm i armatosur në Pakistan, vriten 23 persona
2024-08-27 14:22:59
Foto nga VCG
Policia pakistaneze njoftoi se persona të armatosur qëlluan për vdekje 23 persona pasi i identifikuan dhe i nxorën nga autobusët, automjetet dhe kamionët. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në Pakistanin e trazuar jugperëndimor, shkruan “Panorama”.
Vrasjet ndodhën në Musakhail, një distrikt në provincën e Baluçistanit, tha një zyrtar i lartë i policisë. Sulmuesit dogjën të paktën 10 automjete përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Presidenti Asif Ali Zardari dhe ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, në deklarata të ndara e quajtën sulmin “barbar” dhe premtuan se ata që qëndrojnë pas tij nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore