Foto nga Dosja.a
Tanja Fajon, zv.kryeministre dhe ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane e Republikës së Sllovenisë, ka paralajmëruar nga Tirana faktin që sistemi Shengeni mund të mbyllet, shkruan “Panorama”.
Në fjalën e saj në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, zyrtarja e lartë sllovene tha se kjo është një sfidë, duke argumentuar se shkak i mbylljes së Shengenit janë kërcënimet e ndryshme që vijnë në rajon.
Ajo tha se duhet punuar fort, për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar ngushtë së bashku.
“Më vjen mirë që gjendem në Shqipëri, sepse më sjell disa kujtime të mira, të një prej rezultateve që ka shënjuar karrierën time politike, që ka të bëjë me udhëtimin pa viza. Kjo siguroi sidomos për brezat e rinj më mundësi për të udhëtuar. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Shengen mund të mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon. Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar ngushtë së bashku”, tha Fajon. (Fatosi)