Rusia ka sekuestruar mbi 100 milionë dollarë nga “Google” për të financuar propagandën ndaj konfliktit
2024-08-27 11:45:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet ruse kanë sekuestruar mbi 100 milionë dollarë nga “Google” për të financuar propagandën ndaj konfliktit në Ukrainë, tregojnë dokumentet e gjykatës, njofton “RTSH”.

Regjistrimet në SHBA kanë zbuluar se përmbaruesit morën fondet nga llogaritë bankare ruse të gjigantit të teknologjisë në vitin 2022, duke e lënë njësinë e tij në vend në falimentim.

Njësia ruse e “Google” deklaroi falimentimin në vitin 2022, duke njoftuar se Kremlini kishte sekuestruar fondet, por ishte e paqartë se sa ishin marrë.

Regjistrimet tregojnë se përmbaruesit përvetësuan llogarinë bankare të kompanisë pasi një gjykatë në Moskë vendosi se ajo duhet të paguajë dëmshpërblim për “Tsargrad TV”, një kanal propagandistik ortodoks në pronësi të oligarkut Konstantin Malofeev.

“Google” ngriti padi kundër “RT”, “Tsargrad TV” dhe një transmetuesi të tretë, “NFPT”, në gjykatat amerikane dhe angleze javën e kaluar.

Gjykatat ruse bënë të ditur se “Google” duhet t'u paguajë tre kanaleve televizive shuma të mëdha si kompensim për heqjen e tyre nga “YouTube” dhe fshirjen e llogarive të tyre në “Google”.

“Google” po kërkon një vendim për të bllokuar transmetuesit që të ndjekin asetet e tij në juridiksione të huaja si Afrika e Jugut, Turqia dhe Serbia. (Fatosi)