Bisedimet për armëpushimin në Gaza në ngërç
2024-08-27 14:21:04

Foto nga VCG

Raundi i fundit i negociatave në Egjipt për një armëpushim në luftën e Gazës është përsëri në ngërç, deklaruan burime diplomatike, shkruan “ATSH”.

Delegacioni izraelit prej 13 anëtarësh, i mbërritur në Kajro, është larguar.

Emiri Tamim bin Hamad Al Thani, i cili udhëtoi në Kajro për të përfaqësuar Katarin, është larguar gjithashtu nga kryeqyteti egjiptian.

Janë larguar edhe përfaqësuesit e organizatës militante palestineze Hamas, të cilët kishin udhëtuar nga Doha për t’u informuar për ecurinë e bisedimeve në mënyrë indirekte.

Ndërsa Hamasi dhe Izraeli nuk po negociojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti po veprojnë si ndërmjetës.

Një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi se Izraeli duhet të angazhohet për premtimet e bëra në fillim të korrikut dhe për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden. Ai tha se Hamasi ishte i gatshëm të zbatonte marrëveshjet e dakorduara më parë.

Një pjesë e çdo marrëveshjeje për luftën duhet të përfshijë një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Bisedimet kanë ngecur prej muajsh.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim se kur mund të zhvillohet një raund i ri i mundshëm negociatash. (Fatosi)