Kryeministri Rama: 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së
2024-08-27 11:18:05
Kryeministri Rama (Foto Panorama)
Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli të hënën objektivin e tij që Shqipëria duhet të ulët në tryezën e BE-së në vitin 2030, shkruan “Panorama”.
Duke folur në konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, kryeministri Rama tha se trupi diplomatik shqiptar duhet të gjendet në një nivel të ri.
“2030-a duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së. E dimë që është përmbushje detyrash, por edhe vendimmarrje politike. Por e qartë është se ne do të jemi gati. Është e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh”,- deklaroi kryeministri Rama. (Fatosi)
Lajmet Kryesore