“Tirana Diplo”, kryeministri Rama: Të krijojmë një vetëdije të re në mbrojtjen e interesave kombëtare
2024-08-27 10:49:05

Kryeministri Rama (Foto Panorama)

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare të krijojë një vetëdije të re në mbrojtjen e interesave kombëtare, ndërsa, sipas tij, duhet të ruhet nga kompleksi i inferioritetit, shkruan “Panorama”.

Duke folur në Konferencën treditore të Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”,  Rama u shpreh për nevojën e një vullneti dhe angazhimi të plotë për të rritur kujdesin ndaj shqiptarëve jashtë atdheut, si dhe përforcimin e aleancave strategjike dhe miqësive tradicionale.

“Aleancat tona strategjike janë të qarta. Për t’u rritur dhe fuqizuar dhe për të vazhduar të ushqehet respekt, besim dhe të rrisim prestigjin tonë, ne duhet të flasim me qartësi dhe respekt me aleatët dhe miqtë tanë, por të pretendojmë të njëjtën qartësi, respekt prej tyre”,- deklaroi Rama.

“Ne jemi miq tradicional të Turqisë dhe Greqisë dhe për ne këto janë dy miqësi të rëndësishme. Turqia, Greqia dhe Italia janë partnerët tanë strategjikë”,- deklaroi kreu i qeverisë shqiptare. (Fatosi)