MF: 31.8 miliardë lekë në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale
2024-08-27 11:29:49
Tatimi (Foto Oranews)
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave bëhet e ditur se nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 31.8 miliardë lekë në buxhet gjatë periudhës janar-korrik, njofton “ATSH”.
Në raportin mbi të treguesit fiskale thuhet se të ardhurat nga ky zë rezultojnë 5.1 miliardë lekë, ose 15.3% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 732 milionë lekë ose 2% më shumë se plani i 7-mujorit 2024.
Ndikim në rritjen e nivelit të arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pati vendimi i qeverisë për rritjen e pagave në administratën publike, si dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, që kryhet brenda 4-mujorit të parë të vitit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore