Foto nga VCG
Kina po zbaton thellësisht strategjinë e rilindjes kombëtare nëpërmjet shkencës e arsimit, forcimit të vendit me anë të talenteve dhe zhvillimit të orientuar nga inovacioni e stimulimit të inovacionit në të gjithë shoqërinë, duke përshpejtuar kultivimin e forcave të reja prodhuese, për të ofruar shtytje të fortë për modernizimin e stilit kinez. Nga 5G tek inteligjenca artificiale, nga energjia e pastër te bioteknologjia, Kina vazhdon të përshpejtojë ritmin e inovacionit teknologjik.
Mohamad Sawan, kryeprofesor në Universitetin Westlake:
“Zakonisht, ka një laborator në të gjitha universitetet, që mund të jetë elektronik ose biolaborator. Nuk mund t'i kesh të dyja si unë këtu. Pra, jam në kohën e duhur, në vendin e duhur. Sistemi është ndërtuar për të inkurajuar të gjithë të jenë produktivë, të jenë novatorë, t'i arrijnë gjërat shpejt.”
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës "ChinaRo":
“Nxitja e zhvillimit kombëtar me cilësi të lartë është një nga temat kryesore të epokës së re. Kina do të nxitë inovacionin tekniko-shkencor, do të forcojë inovacionin e sistemit, do të ngrejë nivelin e hapjes ndaj botës dhe do të kultivojë forca të reja prodhuese”
Foto nga VCG
Fabio Massimo Parenti, EURISPES, Laboratori i BRICS-it, Romë:
“Në Kinë është krijuar zyrtarisht energjia e re e prodhimit: nga energjia e përtëritshme deri te kompjuterat kuantikë dhe robotët industrialë, Kina po fokusohet në forcimin e zhvillimit të industrive të reja strategjike, teksa po promovon në të njëjtën kohë transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale.”
Shakeel Ramay, CEO, Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Qytetërimit Ekologjik Aziatik i Pakistanit:
“Kina po fokusohet në zhvillimin me cilësi të lartë, duke nxitur inovacionin dhe duke përhapur teknologjinë. Nëse do të thellojë reformat e do të krijojë një mjedis të ri të favorshëm, besoj që Kina do ta kalojë rritjen 5 % të PBB-së në vitin 2024.”
Denis Simon, bashkëpunëtor i shquar, Instituti për Studimet Kinë-Amerikë:
“Kina do të bëhet shumë më tepër një ekonomi e drejtuar nga inovacioni. Pra, qoftë për sa u përket automjeteve elektrike, programit hapësinor ose bioteknologjisë së Kinës, mund të vëreni se është bërë përparim thelbësor. Dhe kjo ka të bëjë me hapjen e vendit, me kthimin e shumë studiuesve nga jashtë në Kinë, dhe gjithashtu me politikat e reja, që e kanë përmirësuar sistemin e kërkimit.”
Foto nga VCG
Mohammad Ali Rashed Lootah, president dhe CEO i Dhomave të Dubait:
“Kina është lider në shumë fusha të teknologjisë së re. Ne shohim shumë risi që vijnë nga Kina. Kemi vënë re një rritje të fluksit të kompanive teknologjike kineze në Dubai. Dhe ajo që është më interesante është se një numër i mirë i tyre janë biznese të vogla dhe të mesme. Mendoj se është e rëndësishme të ndërveprosh më shumë me kompani kineze të teknologjisë.”
Tracey Massey, kryezyrtare operacionale, "NielsenIQ":
“Kina është në ballë të inovacionit. Askund në botë risitë nuk zhvillohen me atë ritëm si në Kinë. Pra, ne këtu jo vetëm që mund t'i mbështesim klientët tanë dhe t'i ndihmojmë ata të rriten, por edhe mund t'i çojmë njohuritë nga Kina në pjesë të tjera të botës. Kina është në ballë të digjitalizimit, të tregtisë elektronike dhe të inovacionit.”(Çang Çuo)