Zjarret ne Brazil (Foto Rtsh)
Ministrja e Mjedisit, Marina Silva, deklaroi se Brazili është në një luftë kundër zjarreve, me 45 qytete në shtetin e San Paulo që kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, shkruan “RTSH”.
Presidenti Luis Inacio Lula da Silva ka kërkuar hetime nga policia federale për të zbardhur shkaqet e zjarreve që kanë përfshirë rajonin ditët e fundit.
Një nga zonat më të prekura është ajo e Hibeiru Preto, një qytet me më shumë se 700.000 banorë, rreth 300 kilometra nga San Paulo, në zemër të zonave të mëdha bujqësore. Banorët u detyruan të linin shtëpitë e tyre në disa zona ndërsa flakët përparonin.
Fluturimet janë anuluar dhe rrugët janë mbyllur për shkak të zjarreve, ndërsa të korrat janë shkatërruar dhe shumë bagëti kanë ngordhur.
Sipas të dhënave të mbledhura nga satelitët e Institutit Kombëtar të Kërkimeve Hapësinore (INPE), shteti i San Paulos po përjeton gushtin e tij më të keq me zjarret që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1998. (Fatosi)