Rusia kryen sulme masive ajrore në Ukrainë
2024-08-27 15:18:45

Foto nga VCG

Rusia kreu sulme masive ajrore në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke lëshuar raketa dhe dronë, njofton “ATSH”.

Vëzhguesit në Ukrainë e përshkruajnë atë si një nga sulmet më të rënda ajrore në dy vjet e gjysmë konflikt.

Shpërthime u raportuan në periferi të kryeqytetit dhe në rajonet e Zhytomyr, Khmelnytskyi, Ternopil dhe Lviv, sipas aplikacionit zyrtar të alarmit për sulmin ajror.

“Kievi po përjeton probleme me furnizimin me energji elektrike”, raportoi kryebashkiaku Vitali Klitschko në “Telegram”.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse angazhoi deri në 11 bombardues me rreze të gjatë veprimi “Tu-95”, të cilët janë bartës të raketave balistike.

Po ashtu thuhet se dhe raketat hipersonike “Kinzhal” u lëshuan në Ukrainë.

Vendi u sulmua edhe nga Deti i Zi.

Ofruesi i energjisë “Ukrenergo” vendosi mbyllje emergjente. (Fatosi)