Kompanitë kineze dhurojnë ndihma për njerëzit e goditur nga përmbytjet në Bangladesh
2024-08-27 14:12:41

Foto nga VCG

Ndërmarrjet kineze në Bangladesh kanë dhuruar mbi 4.13 milionë taka për zonat e prekura nga përmbytjet dhe kanë siguruar furnizime me vlerë rreth 6.19 milionë taka, që arrijnë në rreth 10.32 milionë taka (86.940 dollarë amerikanë). Donacionet janë ende në vazhdim, shkruan “Xinhua”.

Kohët e fundit, pjesë të Bangladeshit janë prekur rëndë nga përmbytjet, gjë që ka ndikuar te miliona njerëz. Kompanitë kineze kanë dhuruar ndihma për njerëzit e goditur nga përmbytjet, duke demonstruar miqësinë e thellë midis popujve.

Korporata e Ndërtimit të Inxhinierisë Civile të Kinës (CCECC) nisi të dielën një program shpërndarjeje ndihmash në rrethet Feni, Noakhali dhe Cumilla. Gjithsej 600 familje të prekura kanë përfituar nga ky donacion, i cili përfshin ushqim, ujë të pijshëm dhe nevoja të tjera.

Programi i donacioneve është vlerësuar gjerësisht si nga qeveria e Bangladeshit ashtu edhe nga populli lokal.

“Kompanitë kineze na kanë zgjatur një dorë ndihme gjatë kohës sonë më të vështirë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë këtë mirësi”,- tha një vendas që jeton në Cumilla.

Bangladeshi ka përjetuar përmbytjet e tij më të këqija ndër vite dhe numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në 18.

Afro 5 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet në 11 nga gjithsej 64 rrethe të vendit, thanë autoritetet lokale të shtunën. (Fatosi)