Foto nga VCG
Konferenca Vjetore e Forumit të Boaos për Azinë për vitin 2025 është planifikuar paraprakisht të mbahet nga 25 deri më 28 mars në Boao të provincës Hainan të Kinës Jugore, njoftoi të hënën kryetari i këtij Forumi Ban Ki-moon.
Ekonomia botërore po rimëkëmbet ngadalë, konfliktet rajonale po përshkallëzohen dhe zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm të Kombeve të Bashkuara po përparon ngadalë, u shpreh Ban Ki-moon.
Azia luan një rol vendimtar në ruajtjen e paqes botërore dhe promovimin e zhvillimit global, tha ai, duke shtuar se konferenca vjetore e 2025-s do të fokusohet në zhvillimin e Azisë, duke mbikëqyrur njëkohësisht nga afër çështjet kryesore globale, me synimin për nxitjen e një bashkëpunimi më të madh ndërkombëtar dhe kërkimin e zhvillimit të ndërsjellë për një të ardhme të përbashkët. (Çang Çuo)