< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Alban Pengili, violinisti shqiptar me një karrierë të suksesshme në Gjermani
2024-08-26 10:43:17

Alban Pengili (Facebook)

Albani ne nje koncert (facebook)

Alban Pengili gjate nje koncerti (Facebook)

Alban Pengili është një violinist i talentuar shqiptar, i cili e ka nisur udhën e muzikës në Tiranë, ku ka trumfuar në  konkurset kombëtare të violinës. Në vitin 1990 në konkursin e 9-të ndërkombëtar të violinës "Premio Rodolfo Lipizer në Gorizia, Itali, Pengilit iu dha  çmimi “Antonio Skarletarius" si një violinist konkurues i merituar për teknikë dhe muzikalitet të jashtëzakonshëm. Në vitin 1991 Albani  ishte  studenti i parë shqiptar që nisi studimet në Essen, Gjermani, në shkollën e lartë të muzikës "Folkwang Musikhochschule Essen" në klasën e Prof. Pieter Daniel.

Përveç angazhimit si solist dhe koncertmaestër, Alban Pengili punon si mësues në disa shkolla të muzikës ne Gjermani. Në intervistë për Radio Ejani violinisti Pengili flet  për rrugëtimin e tij artistik në Shqipëri dhe  Gjermani, si dhe koncertet e mbajtuara në vende të ndryshme të botës.

CMG: Si i kujton vitet e studimit në shkollën e muzikës në Tiranë?

Alban Pengili: Kanë qenë katër shkolla kryesore për muzikë në Tiranë dhe  në të gjitha hyje me konkurs. Gjithashtu ka qenë dhe Liceu Artistik “Jordan Misja”, e cila ishte shkolla më primare, sepse aty ishin mësuesët më të mirë. Unë atëhere kam konkuruar te shkolla “Kongresi i Përmetit” dhe mesa më kujtohet jam futur nëpërmjet konkursit. Në fillim isha pa mësues, sepse ata mësues që ishin aty morën nxënës të tjerë, por pastaj erdhi një mësuese që quhej Yllka Mishto, e cila ishte si mësuese e jashtme në shkollë, sepse ishte akoma studente në Konservator.  Fillova të mësoja violinën, ku si fillim impostimin e violinës ma ka dhënë profesor Ramazan Peku, përsa i përket violinës, mbajtjes dhe harkut. Madje kam dhe një foto kujtim kur isha 5 ose 6 vjeç dhe jam shumë falenderues për këtë gjë sepse është profesor i dashur dhe më ka kushtuar shumë kohë për mësimin e violinës, por kur ka patur mundësi më ka ndihmuar disa herë. Kanë qenë kohë shumë të bukura, që unë i kujtoj me nostalgji.

CMG: Ndërkohë që pas vitit 1990 u largove nga Shqipëria. Cila ishte arsyeja e largimit nga vendi?

Alban Pengili: Mendoj se nëse ka persona që largohen nga familja, do të kenë shumë shkaqe që largohen. Në rastin tim nuk ka qenë një largim sepse unë kisha shkaqe, por thjesht mendoja se të paktën jashtë shtetit niveli i shkollimit është më i mirë dhe ndoshta më modern. Mendova se jashtë shtetit të jepet mundësia ndoshta për një rrugë artistike, që mund ta ndihmojë artistin përsa i përket formimit të tij si artist, duke qenë se ka të bëjë mee artista që vijnë nga shtete të tjera të botës. Pra është një vend që i ke të gjithë artistët nga vende të ndryshme të botës.

CMG: Ka qenë i vështirë integrimi juaj në fillim në Gjermani?

Alban Pengili: Nëpërmjet studimit kam patur mundësi me kolegë të bëj koncerte jashtë shtetit, sepse më vonë e pata të vështirë lejeqëndrimin këtu dhe nuk kam patur mundësi të lëvizja nga Gjermania. Ndërkohë që më vonë i rregullova këto problem  dhe pata mundësi të shkoja për koncerte dhe në Japoni. Sigurisht që kam dhënë koncerte në vendet e Europës, si Francë, Austri, Itali dhe vende të tjera. Kam marrë pjesë në konkurse për koncerte të ndryshme dhe në Europë, apo Gjermani  nëse merresh me këtë instrument duhet të bësh dhe koncerte.

Alban Pengili me kolege artiste (Facebook)

Kam mbajtur 1000 koncerte. E rëndësishme është që me anën e muzikës unë transmetoj një lloj mesazhi për publikun, artdashësit dhe ata që e vlerësojnë këtë lloj muzike. Shpresoj që nëpërmjet muzikës t’u plotësoj atyre dëshirat për koncertet.

Unë nuk e kam patur në planet e mia që të largohesha përgjithmonë nga Shqipëria, por vetëm për të studiuar dhe të kthehesha  në vendin tim. Ndërkohë që tani jam me familjen këtu, por nëse do ta kisha ndjerë që Shqipëria do të më kishte dëshiruar mua si artist apo për të dhënë mësim në universitet, ose si instrumentist në orkestër të RTSH-së apo TOB-së, unë do të isha kthyer.

CMG: Si vijoi karriera juaj si violinist me koncertet e zhvilluara jashtë vendit ?

Alban Pengili: Kam bërë shumë koncerte që nuk mund t’i numëroj dhe jam përpjekur t’i qëndroj besnik violinës, përsa i përket repertorit. Jam përpjekur të luaj pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë. Sigurisht më vonë kam qenë dhe me formacione të ndryshme orkestrale, ose trio që janë për violinë, piano dhe violinçel. Kam qenë me kuartetet më kryesore, ku ndërmjet të tjerëve dhe me formacione më të mëdha që luajnë deri në shtatë veta, siç janë “Stinët e vitit” dhe programe të tjera muzikore, plus dhe me formacionet e orkestrave.

CMG:  Cilat janë projektet tuaja muzikore në vazhdim?

Alban Pengili: Koncertet në vazhdim janë gjithmonë e më tepër me formacione të ndryshme orkestrale, me piano apo kitare. Do të kthehem përsëri në violinë solo, përsa i përket sonatave të Bahut apo Paganinit. Kam marrë një ftesë nga një person shumë i rëndësishëm në Gjermani, një producent që ka bërë dhe opera të tjera. Gjithashtu kam marrë një ftesë tjetër për të bërë muzikën e një opere, që do të jetë për Shqipërinë, me ndihmën e personave shqiptarë që janë në Opera. Ky producent më ka dhënë shansin që unë të bëj anën e muzikës, ku i kam paraqitur kompozimin dhe presim të nisim nga puna.

Gjithashtu vazhdoj të jap mësim këtu në Gjermani në disa shkolla. Pra, kam një axhendë të ngjeshur gjatë gjithë ditës, nga ora 11 e paradites deri në orën 20 apo 21 të darkës, duke dhënë mësim pa pushim.

Intervistoi: Gazmend Agaj

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree