Ishte një kohë kur vetëm partneritetet midis vendeve të pasura (të Veriut Global) kishin ndonjë rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Jo më. Brazili dhe Kina po festojnë 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike si një nga ndërveprimet kryesore në rendin botëror në zhvillim.
Nga fillimet e vështira, Brazili dhe Kina kanë ndërtuar lidhje të forta ekonomike dhe politike në disa fusha – nga tregtia dhe investimet deri te ndryshimet klimatike. Në thelb të axhendave të tyre të përbashkëta janë dy qëllime kryesore: ndihma e njëri-tjetrit për të përparuar dhe puna së bashku për të ndërtuar një rend botëror multipolar, në të cilin pushteti shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe vendet në zhvillim marrin pjesën dhe thonë fjalën e tyre.
foto nga VCG
Në vitin 1974, Brazili drejtohej nga gjenerali Ernesto Geisel, kreu i një regjimi ushtarak konservator, ndërsa kryetari Mao Zedong ishte në krye të kombit kinez. Pavarësisht nga këndvështrimet e tyre të ndryshme politike, të dyja qeveritë ishin mjaft pragmatike për të njohur njëra-tjetrën si ekonomi në zhvillim dhe lojtarë të rëndësishëm të Jugut Global. Faktori tjetër i përbashkët ishin qëndrimet e tyre të ngjashme për çështjet globale në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.
Në vitet e para të reformës dhe hapjes, Kina e shikoi rritjen mbresëlënëse me ritme të shpejta të Brazilit në shekullin e 20-të si një burim frymëzimi për nisjen e suksesshme të projekteve zhvillimore si zonat e veçanta ekonomike. Diga braziliane e hidrocentraleve në lumin Paraná ishte një referencë për të ndërtuar Digën e Tre Grykave në lumin Yangtze dhe kompleksi minerar Carajás në Amazon është vënë në punë në bashkëpunim me minatorët kinezë.
Gjithashtu, duke punuar së bashku, shkencëtarë dhe diplomatë kinezë dhe brazilianë zhvilluan programin inovativ China-Brazil Earth Resource Satellite për të ndërtuar satelitë dhe deri tani janë ndërtuar pesë të tillë.
Në vitin 1993, Kina dhe Brazili hynë në një "partneritet strategjik", duke e bërë Brazilin vendin e parë në zhvillim që e bën këtë. Një aspekt i përbashkët i politikave të tyre të jashtme sot, koncepti i partneritetit strategjik ishte i ri në atë kohë. Vendimi për të krijuar një partneritet strategjik tregon që Brasília dhe Pekini kuptuan se marrëdhënia e tyre ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, përtej shqetësimeve të përditshme. Në vitin 2012, Kina dhe Brazili i ngritën marrëdhëniet dypalëshe në një "partneritet strategjik gjithëpërfshirës".
Bumi global i mallrave në vitet 2000 i dha një impuls ekonomik partneritetit kino-brazilian. Një Kinë me rritje dyshifrore krijoi mundësi të shkëlqyera për agrobiznesin brazilian dhe sektorët e minierave dhe naftës, me eksportet e saj, të udhëhequra nga soja, minerali i hekurit dhe nafta, që shënuan rritje të mëdha. Në vitin 2009, Kina u bë partneri më i madh tregtar i Brazilit, duke zëvendësuar Shtetet e Bashkuara nga një pozicion që këto të fundit kishin mbajtur që nga shekulli i 19-të. Tregtia kino-braziliane është ende në rritje dhe vëllimi i tregtisë dypalëshe vitin e kaluar tejkaloi 157 miliardë dollarë.
foto nga VCG
Për Kinën, Brazili, me një treg prej më shumë se 200 milionë konsumatorë, është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe ekonomikë jashtë Azisë – pas SHBA-së dhe Gjermanisë. Sot, kompanitë kineze eksportojnë produkte industriale në Brazil dhe kanë bërë investime masive në këtë vend, duke ndërtuar objekte infrastrukturore si porte dhe hekurudha, duke krijuar njëkohësisht vende pune. Ndërmarrjet e mëdha kineze si State Grid, Huawei dhe BYD janë investitorë të rëndësishëm në Brazil, të pëlqyera në tregun brazilian dhe operojnë pa kufizimet politike me të cilat përballen shpesh në Perëndim.
Gjatë viteve të fundit, partneriteti kino-brazilian është shtrirë në fusha të reja, si mbrojtja e mjedisit. Që nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, Brazili dhe Kina kanë koordinuar diplomacinë e tyre klimatike dhe kanë luajtur role më të guximshme në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke zhvilluar teknologji të gjelbra dhe energji të rinovueshme si energjia e erës dhe diellit. Kompanitë kineze kanë një prani të konsiderueshme ekonomike në Amazon dhe kanë marrë masat e duhura për ruajtjen e ekologjisë.
Për shembull, COFCO blen vetëm sojë që kanë një certifikatë që vërteton se nuk janë rritur në ferma të krijuara nga pastrimi i paligjshëm i tokës pyjore.
Përveç kësaj, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva dhe homologu i tij kinez ndajnë shumë vlera, duke përfshirë angazhimin për të ndërtuar një komunitet të Jugut Global, në mënyrë që të promovojë zhvillimin e përbashkët dhe të ndihmojë në reformimin e rendit botëror për ta bërë atë më të drejtë dhe të barabartë. Të dy liderët janë gjithashtu kundër konflikteve dhe tensioneve, duke përfshirë konfliktet Izrael-Palestinë dhe Rusi-Ukrainë.
foto nga VCG
Për më tepër, Brazili po rimëkëmbet nga një dekadë e gjatë krize politike dhe stagnimi ekonomik dhe e Kinën si një partner të aftë dhe të besueshëm që mund ta ndihmojë atë të kapërcejë sfidat e shumta me të cilat përballet. Për Pekinin, gjithashtu, Brasilia është një partner i besuar që mbështet Kinën në mosmarrëveshjet ekonomike, tregtare dhe të tjera me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Duke shkuar përtej marrëdhënieve dypalëshe, Brazili dhe Kina janë gjithashtu partnerë në disa grupime, duke përfshirë BRICS dhe G20. Dhe ata do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin si në kohë normale ashtu edhe në kohë krize.
Autor i artikullit Mauricio Santoro profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe një bashkëpunëtor në Qendrën për Studime Politike dhe Strategjike të Marinës Braziliane dhe autor i librit “Brazili dhe Kina në shekullin e 21-të: Krijimi i një partneriteti strategjik”.