Meta: Hakerat e mbështetur nga Irani synojnë figura politike në Whatsapp
2024-08-26 17:46:08

Meta hakerat (Foto fax.al)

Meta hakerat (Foto fax.al)

Gjiganti i medias sociale, Meta deklaroi se një grup hakerash, i lidhur me Iranin, ishte përgjegjës për aktivitete keqdashëse në Whatsapp, njofton RTSH.

Ekipi i sigurisë i Meta-s kishte bllokuar një grup të vogël llogarish në Whatsapp që paraqiteshin si agjentë mbështetës për kompanitë e teknologjisë.

Kompanitë në pronësi të Meta-s përfshijnë WhataApp, Facebook dhe Instagram.

”Hetimi ynë e lidhi këtë aktivitet me APT42, një aktor iranian kërcënimi i njohur për fushatat e tij të vazhdueshme të phishing në internet që synojnë zyrtarë politikë dhe diplomatikë dhe figura të tjera publike”, tha Meta në një deklaratë.

”Aktiviteti keqdashës filloi në Iran dhe tentoi të synonte individë në Izrael, Palestinë, Iran, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Meta.

”Zyrtarë politikë dhe diplomatikë dhe figura të tjera publike, përfshirë disa të lidhur me administratat e presidentit amerikan Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump, ishin në shënjestër”, shtoi Meta.

Kompania tha se nuk kishte prova që të shënjestruarve u ishin komprometuar llogaritë e tyre.

Të hënën, agjencitë e shërbimit sekret amerikan thanë se Irani ishte përgjegjës për hakerimin e fushatës presidenciale të Trump, ndërsa Google tha se grupi i hakerëve APT42, i lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, kishte akses në llogaritë e emailit që i përkisnin rreth një duzine zyrtarësh të fushatës zgjedhore demokrate dhe republikane.(Fatosi)