foto nga CFP
Konferenca Botërore e Robotëve 2024, një tubim prestigjioz në fushën e robotikës, u mbyll të dielën në Pekin. Konferenca 5-ditore, me temën "Nxitja e përbashkët e forcave të reja prodhuese për një të ardhme inteligjente të përbashkët", tërhoqi pjesëmarrës të shquar nga qarqet e ndryshme, duke përfshirë shkencëtarë robotësh, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, akademikë dhe sipërmarrës nga e gjithë bota.
Veprimtaria përbëhej nga tre pjesë kryesore: forume, ekspozita e konkurse. Gjatë saj 169 sipërmarrje ekspozuan më shumë se 600 robotë novatorë, mbi 60 prej të cilëve patën debutimin e tyre.
Në seksionin e ekspozitës, një numër rekord prej 27 robotësh humanoidë u demonstruan dhe paraqitën potencialin e tyre të përdorimit në fusha të ndryshme, si industria, shëndetësia dhe shërbimet. Ndër ta meriton të përmenden "Rreshteri", i krijuar nga Qendra e Novacionit Robotik me Inteligjencë Artificiale e Pekinit, dhe "Unitree G1" i kompanisë "Unitree Robotics".
foto nga CFP
Lidhur me konkurrimin, katër gara të mëdha tërhoqën mbi 7 mijë ekipe dhe mbi 13 mijë konkurrues. Në një zonë të Konkursit të Robotëve të Kontrolluar të shumë vizitorë qëndruan në radhë për të përjetuar teknologjinë më të fundit të robotëve të kontrolluar nga truri – pa lëvizur gishtat, ata mund të shkruanin numra në ekran vetëm duke përdorur trurin dhe sytë.
Gai Keke, profesor në Institutin e Teknologjisë të Pekinit, i tha CGTN-it se përdorimi i robotëve në bujqësi dhe shëndetësi meriton më shumë vëmendje. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se edhe fusha të tilla si arsimi, transporti, energjetika dhe zbavitja kanë gjithashtu kërkesë për teknologjinë robotike. (Wang Lei/ Artan)
foto nga CFP