Vjosa-Drino (Foto RTSH)
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga peizazhet në vendtakimin e lumit të Vjosës me lumin e Drinos, ndërsa ka bërë thirrje për ta ruajtur natyrën e bukur të kësaj pasurie, shkruan rtsh.al.
Parku Kombëtar i Vjosës, lumi i fundit të egër në Evropë, po eksplorohet çdo ditë e më shumë nga turistë që kërkojnë eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë, deri tek rafting dhe sportet e aventurës..
Të apasionuar pas sporteve ekstreme, turistë të shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të përjetuar eksperiencën unike të rafting, ndërsa rrjedha është e qetë në disa vende dhe e tërthortë e me dallgë në vende të tjera me thellësi më të madhe.
Vjosa, perla e Europës gjendet vetëm 1 orë e 45 min nga Saranda dhe 45 min nga Gjirokastra. (Fatosi)