Policia Rrugore: 56 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 161 leje të pezulluara në një javë
2024-08-26 14:38:02

Policia rrugore (Foto Gazeta Shqiptare)

Në Shqipëri Policia Rrugore vazhdon të  intensifikojë kontrollet dhe masat në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare, turistike dhe në zonat e mëdha urbane, njofton ATSH.

Për monitorimin në të gjitha akset rrugore gjatë 24 orëve, Policia ka përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe telescope. Gjatë javës që kaloi Policia rrugore ka pezulluar 161 leje drejtimi, ka arrestuar 56 shtetas, si dhe ka vendosur 22 260 masa administrative.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor. (Fatosi)