Censi 2023 (Foto Lexo.al)
Sipas Censit 2023, popullsia e Shqipërisë është pakësuar, konkludon panorama.al. Ajo shkruan se popullsia u tkurr me rreth 420 mijë banorë duke arritur në 2,402,113, nga rreth 2,820,000 që ishte në vitin 2011.
Në përgjithësi, numri i popullsisë që banon në vend u reduktua me 14.8%, por imigrimi i brendshëm ka bërë që popullsia e mbetur të përqendrohet në qytetet kryesore, teksa ka rënë ndjeshëm popullsia në qytetet periferike.
Në 7 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jetonte 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashkitë e tjera jeton 48% e popullsisë. Sipas censit të vitit 2011, në 7 bashkitë e mëdha jetonte 47% e popullsisë.
Kryeqyteti i vendit, Tirana ka rritur më tej peshën ndaj popullsisë totale. Në Tiranë, në vitin 2023, u numëruan gjithsej 598,176 banorë ose rreth 40 mijë banorë më shumë se në vitin 2011.(Fatosi)