Bujtine ne veri te Shqiperise (Foto Rtsh)
Interesi i turistëve të huaj për Shqipërinë nuk është vetëm për jugun dhe bregdetin, por edhe veriun dhe zonat malore.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në qershor vendi ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese në veri, me respektivisht 40% dhe 27 % në raport me qershor 2023, shkruan “RTSH”.
Referuar të dhënave të INSTAT-it, ritmi i rritjes për rajonin verior është 76% në raport me qershorin 2023. I njëjti tregues është rreth 20% për rajonin qendror dhe rreth 15% për atë jugor.
Nga 185.000 net qëndrimi më shumë në rang vendi rreth 85.000 janë në rajonin verior.
Rritja spektakolare e netqëndrimeve në rajonin verior ndikohet shumë nga vizitorët e huaj, rreth 90% më te larta se vitin e shkuar. (Irma)