OKB: Ballkani Perëndimor me rreth 3 milionë banorë më pak në vitin 2050
2024-08-25 12:21:38

foto: VCG

foto: VCG

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2050 do të jetë me rreth 3 milionë më pak banorë, përcjell “Panorama”.

Sipas OKB-së, Shqipëria me një popullsi prej 2.822.000 banorë në vitin 2023, do të tkurret në 2.251.000 në vitin 2050.

Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën.

Në total, Ballkani Perëndimor me një popullsi prej 16.977.000 banorë në vitin 2023, do të ketë një popullsi prej 13.975.000 banorë në vitin 2050. (Irma)