Kancelari gjerman: Autori i sulmit me thikë të marrë dënimin më të ashpër
2024-08-25 17:08:42

foto: VCG

foto: VCG

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh i tronditur për sulmin me thikë në Solingen dhe ka bërë thirrje që autori të dënohet me ashpërsinë e plotë të ligjit.

“Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më ka tronditur shumë. Një sulmues ka vrarë brutalisht disa persona. Ne vajtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve të tyre”,- shkroi Scholz në një postim në rrjetet sociale, citon “ATSH”.

Tre persona u vranë dhe të paktën nëntë të tjerë u plagosën rëndë, pas një sulmi me thikë në festimet e 650-vjetorit të qytetit të Solingenit, në Gjermaninë perëndimore, sipas policisë.

“Sulmuesi është ende në arrati”,- tha një zëdhënëse e policisë në Dyseldorfit, gjatë një deklarate të publikuar të premten.

Raportimet e dëshmitarëve thanë se një burrë filloi të godiste me thikë njerëzit pa dallim. (Irma)