Von der Leyen: Ukraina po ecën me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE
2024-08-25 17:11:33

foto: VCG

foto: VCG

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukraina po lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një video të shkurtër të postuar në “X”, në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, von der Leyen tha se Europa do të jetë gjithmonë në anën e Ukrainës, sepse Ukraina është Europa.

“Liria juaj është liria jonë. Siguria juaj është siguria jonë”,- tha von der Leyen, shkruan “ATSH”.

“Tani po ecni me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt bashkimit me BE-në. Ne kemi qëndruar me ju që nga dita e parë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të duhet”,- shtoi ajo.

Ukraina u bë kandidate zyrtare për anëtarësim në BE në qershor 2022, katër muaj pas nisjes së konfliktit me Rusinë.

Raundi i parë i negociatave zyrtare për anëtarësim u mbajt në qershor të këtij viti. (Irma)