foto: VCG
Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për popullin ukrainas.
Në një komunikatë për media në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, presidenti Biden gjithashtu njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Ukrainën, shkruan “Panorama”.
Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për t’i luftuar dronët, raketa antitanke dhe municion.
Në media u raportua për një paketë në vlerë 125 miliardë dollarë, por në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend kjo shifër.
Biden tha se ndihma e re është vazhdimësi e një sërë hapash historikë të ndërmarrë me aleatët dhe partnerët e vendit për të mbështetur Ukrainën.
Ai gjithashtu përsëri se SHBA-ja, aleatët dhe partnerët e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës në çdo hap. (Irma)